BallinaKronike“Zoti i gëzoi pas shumë vitesh me fëmijë”- I afërmi i çiftit...

“Zoti i gëzoi pas shumë vitesh me fëmijë”- I afërmi i çiftit flet pas aksidentit: Vilma u përmend sot në mëngjes, Arjani ka 7 brinjë të thyera

Elvis Toçi, i afërmi i Arjan dhe Vilma Konomit çiftit të aksidentuar ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës në Tiranë ka treguar gjendjen e tyre shëndetësore.

Ai tha se Vilma ka pësuar goditje në kokë dhe ka arritur të përmendet vetëm mëngjesin e sotëm. Ndërsa bashkëshorti i saj ka 7 brinjë të thyera si pasojë e përplasjes.

Toçi u shpreh në TV Klan se çifti pinin kafe shpesh në zonën ku ndodhi ngjarja. Ai shtoi se për fat të mirë fëmija ka pësuar dëmtime të lehta vetëm nga shtyrja e karrocës.

“E pashë rastësisht por nuk më shkoi në mendje që ishte pjesëtar i familjes sime. Ishim në spital. Falë mjekëve ata sot janë rikuperuar që kanë dalë jashtë rrezikut për jetën. Vilma ka pasur goditje në kokë. Arjani ka thyer 7 brinjë. Nuk duhet të lëvizin. Vilma sot në mëngjes ka reaguar. Gjënë e parë kërkoi fëmijën.

Janë dy qytetarë të mrekullueshëm të këtij vendi. Zoti i bëri me një fëmijë para pak kohësh. Zoti i gëzoi pas shumë përpjekjesh. Vilma është doktoreshë në Vorë. Është pediatre. Ata zakonisht pinë kafen aty. Ndoshta kanë shkuar për të bërë Pazar. Ka bërë zoti një mrekulli që kanë shtyrë karrocën dhe nuk është goditur nga makina. Fëmija nuk ka pësuar goditje nga makina. Vetëm nga shtyrja e karrocës”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular