BallinaAktualitet“Dokumentet pa firmë e vulë”, Berisha: Denoncoj taksën e re për shqiptarët...

“Dokumentet pa firmë e vulë”, Berisha: Denoncoj taksën e re për shqiptarët përmes E-Albania

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së Rithemelimit në selinë e PD-së, bëri denoncimin për atë që e cilëson taksë e re për shqiptarët, që merren nga E-Albania.

“Denoncoj taksën e re që kjo qeveri ka vendosur për shqiptarët, përmes E-Albanias. Dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë që nuk kanë internet në shtëpi, s’kanë smartpohne, detyrohen të shkojnë në zyra për të tërhequr dokumente. Nëse përpara paguanin 5 euro certifikatën, sot për të kërkuar marrjen e saj kërkojnë 10 euro. Kjo është shumë e pandershme.”, tha Berisha.

Berisha tha se edhe qytetarët që nuk kanë internet në shtëpi, do paguajnë nga 10 euro.

“Në 2012 u hapën 1250 pika interneti falas për popullatën dhe kjo bëri të mundur aksesin në internet tek pothuajse tek të gjithë qytetarët, pa para. Sot projekti i inauguar në pranverën e 2013 u kompletua pas nëntë vitesh me ritme breshke. Sot na rezulton që qytetarët që nuk kanë internet kompjuter në shtëpi detyrohet të paguajë 10 euro. Kjo është një taksë absurde për qytetarët. përveç kësaj një qytetar nga Saranda në informon se certifikatat e nxjerra nga E –Albania nuk pranohen nga zyrat konsullore. Një nxitim i madh pas 9 vitesh dështim, E-Albania e ndërtuar nga një kompani italiane, duhet të ishte kompletuar. Ishin pa firma dhe vula”, theksoi ish-kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular