BallinaKryesorePresidenti i ri/Alibeaj: Mazhoranca ka 7 mandate të fituara nga persona non...

Presidenti i ri/Alibeaj: Mazhoranca ka 7 mandate të fituara nga persona non grata dhe të dënuar dhe po tenton….

MARIGLEN KUME/ Deputetët e opozitës ulen në tryezën për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri me paragjykimin se maxhoranca po tenton t’i përdorë ata vetëm për fasadë para ndërkombëtarëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi dje në konferencën e kryetarëve frymën që ka Kushtetuta e Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, Kushtetuta thotë Presidentin e shqiptarëve që del përtej socialistëve dhe demokratët.

Por, edhe nëse në tre raundet e para dështohet që të zgjidhet kreu i ri i shtetit me dakordësinë e të gjitha palëve, Alibeaj tha se Partia Socialiste nuk ka legjitimitet për të zgjedhur e vetme kreun e shtetit, pasi në grupin e saj parlamentar ka 7 deputetë që kanë marrë mandatet me probleme.

“Qëndrimet tona janë përballë shqiptarëve. Ne e kemi sfidën me ndjesitë dhe pritshmëritë e shqiptarëve. Jo më kot ju thashë javën e kaluar që kjo vërtet është mbledhje burokratike, por i gjithë ky proces duhet të jetë në shërbim të transparencës, që do duhet të jetë virtyt i procesit që shqiptarët të marrin vesh qartë e saktë, virtytet dhe veset e procesit. Të biem dakord që standardi që do vendosim se kur është raundi i parë të jetë një standard që të aplikohet edhe në dy raundet e tjera, ku opozita ka pjesëmarrjen e vet formalisht. Çfarë të drejte keni ju? Meqë parafolësja tha mos na vendosni kushte. Kushte s’keni të drejtë të vendosni ju, sepse jeni të delegjitimuar. S’keni legjitimitetin e shqiptarëve. Keni 3 vota nga Tom Doshi non grata. Keni 2 vota nga Aqif Rakipi, non grata. Keni vota të marra nga dy deputetë të tjerë që s’i keni këtu, por diku tjetër”, tha Alibeaj.

Kriteret e draftit të tij, Alibeaj nuk i konsideroi si kushte, por si qëndrime për të bërë transparencë me shqiptarët.

“Kush ju tha se ju kemi vendosur kushte? Askush. E kam bërë të qartë këtu e një javë më parë që ky Parlament duhet të zgjedhë Presidentin e shqiptarëve. E mira do të ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, por fatkeqësisht nuk e kemi këtë mundësi kushtetuese. Fatkeqësisht, madje kemi pas edhe disa ndryshime në 2008 që debati i brendshëm të çonte në një rezultante, që të çonte tek interesi më i madh i shqiptarëve. Qëndrimi ynë është i tillë. Të flasim para shqiptarëve me të gjitha qëndrimet tona. Është i drejtë konstatimi që bëri znj. Açka bëri. Është një ndjesi e shqiptarëve që duhet të jetë i tillë që mbas 30 e kusur vitesh kjo Shqipëri të mund të gjejë forca të brendshme për të thyer ca tabu 30 vjeçare ku komunizmi është prezent. Në mentalitet e metoda”, vijoi Alibeaj.

Më shumë kohë Ndërkohë, Mesila Doda, deputete e cila doli nga lista e PD-së, por në Grupin Parlamentar të PDIU-së, kërkoi më shumë kohë në mënyrë që grupet e opozitës të kenë më shumë kohë për të zgjedhur një emër konsensual, pasi ajo ndryshe nga Alibeaj dhe PS nuk mendon se Presidenti i ri nuk duhet të jetë politik.

“Kuptoj që e kemi shumë të zhveshur diskursin. Nuk bëhet fjalë për procedurë këtu. Unë nuk do dëshiroja që të kemi thjesht një President si zgjidhje të një krize. Përtej faktit që mund të përcaktojmë datat, këtu kemi nevojë për një kohë ku të gjitha grupet parlamentare të jenë të konsultuar dhe të shohim se drejt kujt emri të shkojmë. Deri tani kemi parë vetëm kritere për President. I vetmi kriter që kam dëgjuar deri më tani është që të mos kemi asnjë kandidat nga Grupi i PS-së. Kemi dëgjuar shpesh që ju politikanët jemi futur në këtë kuadrin sikur të gjithë jemi të korruptuar. Besoj që është në nderin tonë që të kuptojmë, Presidenti i ri duhet të jetë një njeri që i njeh të gjitha institucionet. Të tregojë personalitet. Ndaj ky kriter besoj që është një prej gjërave që nuk ka kuptimtë diskutojmë”, tha Doda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular