BallinaKryesorePropozimi i projektligjit te ri per Trashegimine Kulturore, Ina Zhupa: Pasurite e...

Propozimi i projektligjit te ri per Trashegimine Kulturore, Ina Zhupa: Pasurite e Trashegimise Kulturore te administrohen drejtperdrejt dhe ekskluzivisht nga shteti

Propozimi i projektligjit te ri per Trashegimine Kulturore. Zhupa: Pasurite e Trashegimise Kulturore te administrohen drejtperdrejt dhe ekskluzivisht nga shteti.

Projektligji synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen drejtpërdrejtë dhe eskluzivisht vetëm nga shteti. Kerkon ndryshimin e neneve 171, 172 te ligjit 2018, per Trashegimine Kulturore qe hap rruge menaxhimit nga privat.

Në këtë mënyrë garantohet ruajtja e pasurive të trashëgimisë kulturore nga institucionet publike apo fondacionet në pronësi të tyre, duke garantuar që të ardhurat e siguruara nga pasuri të arkëtohen në Buxhetin e Shtetit, dhe të përdoren për mirëmbajtjen e këtyre pasurive, por edhe në të mirë të komunitetit që jeton pranë këtyre siteve, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shkolla, spitale, parqe, gjelbërim etj.

Sigurisht, shfuqizimi i dispozitave ligjore që mundësojnë administrimin e pasurive të trashgëmisë kulturore nga persona privatë apo fondacione të krijuara ndërmjet institucioneve publike dhe personave privatë, iu heq këtyre të fundit mundësinë që nëpërmjet skemave korruptive, klienteliste apo abuzive t’i përdorin pasuritë kombëtare për t’u pasuruar vetë apo miqtë e tyre qeveritarë.

Dispozitat që mundësojnë menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit apo eventualisht edhe të pasurive të tjera kombëtare nga fondacione vendase apo të huaja private, pavarësisht nga fasadat apo instrumentet juridike të përdorura, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe me frymën dhe gërmën e Konventës së Trashëgimisë Botërore të v. 1972, ku Shqipëria – por edhe SHBA – janë palë. Me të vërtetë, Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 5, përcakton se “Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të.” Më tej, Neni 116 i Kushtetutës përcakton se, sipas hierarkisë juridike, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve. Pra, ligji shqiptar për trashëgiminë kulturore duhet të jetë detyrimisht në pajtim me Konventën e Trashëgimisë Botërore të Parisit.

Duke kaluar tek Konventa e Parisit, parimi themelor i saj është roli i padiskutueshëm parësor i shteteve anëtare, [“Shtete Palë”], në administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore në territoret e tyre. Neni 4 i Konventës shprehet mëse qartë se “detyra” [the duty], për të siguruar identifikimin, mbrojtjen, konservimin, prezantimin dhe përcjelljen për brezat e ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore […] që ndodhet në territorin e tij i takon në mënyrë parësore atij Shteti.” Si mund të zbatohen këto “detyra” nga Shteti Palë nëse ky nuk e menaxhon vetë sitin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular