BallinaKryesoreRama paralajmëroi arrestime në radhët e kryebashkiakëve, Zheji dhe Lala tregojnë emrin...

Rama paralajmëroi arrestime në radhët e kryebashkiakëve, Zheji dhe Lala tregojnë emrin e zyrtarit të PS që është në shënjestër

Në emisionin “Pikat mbi i” të gazetares Ola Bruko në News 24, u komentua me të ftuarit paralajmërimi i Edi Ramës sot në konferencë, kur tha se do të ketë arrestime në radhët e kryebashkiakëve të PS.

Analisti Artur Zheji la të nënkuptohej se bëhej fjalë për Dritan Lelin, ndërsa gazetarja Klodiana Lala e deklaroi hapur

Ajo shtoi se sipas informacioneve që ka, një kallzim penal është gati dhe dyshohet se në përmbajtje të saj ka shkelje që janë gjetur në bashkinë e Vlorës.

“Me siguri ka kapur ndonjë peshk rebel diku nga jugu, ne e dimë po s’dua t’ia ndjellim të keqen, kryebashkiak, që i ka dalë përballë, ka pas përplasje për punë pedonale dhe ndoshta dinjiteti i tij, si rebel jugu, e ka vënë në shënjestër dhe i ka thënë do të shkatërroj. Janë dy dhe janë në Vlorë, njëri e çoi në spital ai u rikuperua, tani bëhet fjalë për një tjetër, më qartë se kaq s’ka, kshu dyshoj, uroj mos të jetë”, tha Zheji.

“Rama shënjestroi në mënyrë direkte Lelin sepse përplasja është e hapur dhe në dijeni që kam, është gati një kallzim penal, ku në bashkinë e Vlorës pretendohet se janë gjetur shkelje, por nuk e kam atë raport dhe nuk flas dot”. u shpreh Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular