BallinaAktualitet“S’paguajnë dot as pagat e administratës!”, shtang me deklaratën Gazment Bardhi: Më...

“S’paguajnë dot as pagat e administratës!”, shtang me deklaratën Gazment Bardhi: Më kërkojnë mua të firmos për të paguar dritat në seli

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë sot një deklaratë befasuese ku pohoi se grupi i Rithemelimit i kërkon atij që të firmos për të paguar dritat e selisë.

I ftuar në “Open” në “News24” Bardhi tha se nuk paguajnë dot as dritat dhe ujin dhe administratën, pasi nuk i njeh asnjë institucion.

“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica.”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular