Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka anuluar ditën e sotme konferencën që kishte lajmëruar të mbante për mediat.
Nëpërmjet një video të nxjerrë në llogarinë e tij në Facebook, Ibsen Elezi i vetëm në sallë ka lajmëruar se asnjë gazetar nuk është paraqitur, teksa shton se ai nuk është një manekin
“Po e anuloj konferencën sepse nuk është asnjë gazetar prezent. Duhet të ndodhete edhe kjo. Do ju kërkoj korrektësi në pasqyrimin e kësaj fushate elektorale.
Unë nuk kam dal si manikim për të prezantuar dhe biseduar. Është në dinjtietein e gazetarëve të jenë prezentë. Po mundohen t’i vënë epitete nga më të ndryshmet, megjithatë është e dyta herë që ndodh kjo, do të ketë një reagim ditën e nesërme. “- tha Elezi në videon e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.