BallinaKronikePanik pranë shkollës 9-vjeçare, gjendet një granatë. Policia rrethon zonën, kërkohet ndërhyrja...

Panik pranë shkollës 9-vjeçare, gjendet një granatë. Policia rrethon zonën, kërkohet ndërhyrja e forcave xheniere

Një granatë është gjetur pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël në Labinot Fushë të Elbasanit duke vënë në alarm autoritetet.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka rrethuar zonën dhe kërkohet mbështetje me specialistët e forcave xheniere për largimin e granatës.

Gjithashtu se Sektori i Emergjencave Civile në Prefekturën e qarkut Elbasan i është drejtuar me kërkesë për dërgimin e specialistëve Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ata kanë kërkuar mbështetje dhe marrjen e masave për evakuimin e materialit luftarak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular