BallinaKryesorePeticioni online për detyrën e ambasadores, reagon për herë të parë ambasadorja...

Peticioni online për detyrën e ambasadores, reagon për herë të parë ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka reaguar sot edhe për një peticion të inicuar online ku i kërkohet ti përmbahet vetëm statusit të saj diplomatik.

Eni Vasili: Le të ndalemi, meqenëse hymë pak a shumë tek politika, do të doja të ndalesha tek një moment që gjithashtu ka marrë vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Futemi në situatën e krijuar tani mes jush ose më saktë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Z. Berisha. Së fundi, një peticion online i disa qytetarëve shqiptarë i është drejtuar Departamentit të Shtetit duke thënë se përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, pra ju, duhet t’i përmbahet statusit diplomatik dhe peticioni mbyllet me thirrjen, Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough! Keni një opinion se cili ose cilët mund të jenë iniciatorët e këtij peticioni dhe a ju ka shqetësuar? A e keni besuar dhe a ju ka shqetësuar?

Ambasadorja Kim: Mendoj që njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Ndonjëherë bazohen në fakte, ndonjëherë jo, por pavarësisht kësaj, kanë të drejtën absolute ta shprehin. Kështu që respektoj pikëpamjet që shprehen. Do të them këtë – mendoj se ndonjëherë ka një keqkuptim se cili është roli i ambasadores amerikane, apo veprimet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane. Unë nuk veproj mbi baza personale. E dini, nuk jam me pushime këtu. Unë përfaqësoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe flas në emër të Shteteve të Bashkuara. Mendoj që Sekretari i Shtetit, Presidenti kanë qenë shumë të qartë për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe, në fakt, qershorin e kaluar, Presidenti Biden nxori një deklaratë që shprehej se lufta kundër korrupsionit është interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndaj, mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Çështja tjetër është kjo, nëse është pjesë e kufirit tim diplomatik këtu. Patjetër që është. Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time. Unë kam një numër objektivash specifike që më kërkohet të arrij, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe unë jam një nëpunëse publike e përkushtuar. Do të vazhdoj ta bëj punën time sipas udhëzimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular