BallinaKronikeSherr në lokalin e Noizyt/ Plagoset ish-kandidati për kreun e PS në...

Sherr në lokalin e Noizyt/ Plagoset ish-kandidati për kreun e PS në Durrës! Një person me kapele u afrua dhe qëlloi…

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, i cili është në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Sipas burimeve të Panorama.al ka qenë një person me kapele i cili është afruar pranë Kërtushës duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, ndërkohë që pas plagosjes Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kush është Ardit Kërtusha

Në vitin 2020 ai kandidoi për kreun e Partisë Socialiste në Durrës dhe më pas u tërhoq nga gara. Pak para zgjedhjeve të 25 Prillit ai u afrua me PD-në duke u shfaqur në krah të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Asokohe ai u shpreh se Durrësi ka mbetur peng i interesave të Vangjush Dakos.

Më herët Kërtusha ka qenë kryetar i FRESSH për qytetin e Durrësit dhe Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve në Bashkinë e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular