BallinaKryesoreCaktohet data, Kuvendi do të tentojë sërish zgjedhjen e Presidentit/Debatet në sallë...

Caktohet data, Kuvendi do të tentojë sërish zgjedhjen e Presidentit/Debatet në sallë dhe çfarë parashikon Kushtetuta

23 maj është propozuar raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të ri. Ishte kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili u shpreh se raundi i dytë për votimin e Presidentit  më 23 maj do të mbahet në ora 18:00. Ndërkohë 7 ditë më pas do të jetë edhe raundi i tretë për zgjedhjen.

  “Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord.” tha Taulant Balla.

Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj. Nisur nga kjo, është organizuar sot në selinë e Kuvendit Konferanca e Kryetarëve për përcaktimin e datës kur do të tentohet për herë të dytë zgjedhja e Presidentit. As opozita dhe as maxhoranca nuk kanë dalë me një emër deri më tani, ndërkohë që kryeministri Rama paralajmëroi një ditë më parë se do të prisnin opozitën deri në raundin e tretë për një marrëveshje, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë maxhoranca do ta zgjidhte vetë Presidentin në raundin e katërt apo të pestë.

Ndërkohë, i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të dalë me një emër të përbashkët për President, duke patur në fokus edhe krahun e Berishës, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë opozita duhej të tërhiqej nga procesi. Kjo do të bënte që maxhoranca të mbetej e vetme në Kuvend dhe të zgjidhte presidentin e që donte.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se vendit i duhet një president me qasje euro-atlantike, ndërsa theksoi se socialistët i kanë votat për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit në raundet e mëvonshme, por nuk kanë mandate etike duke patur në fokus personazhet e shpallur “non grata”, të cilët prodhuan disa mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha Rama nuk po sillet me sinqeritet në këtë proces pas sipas tij për kërkon ezaurimin e raundeve me shpejtësi deri sa të shkojnë në raundin e katërt dhe të pestë në mënyrë që ta zgjedhin vetë pastaj me 71 vota.

Si zgjidhet Presidenti

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota.

Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.

Enkelejd Alibeaj

Në një proces të tillë ne në PD kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. Menduat se do të bëheshim fasadë. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitoz. Duhet të jemi akoma dhe më dinjitozë. Në një situatë të tillë do të na duhet të ruajmë dinjitetin. Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhornca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.

Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidencaiale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.

Duke marrë pjesë në proces, për të instauruar një proces i cili të dalë jashtë interesave politike që t’i japë këtë legjitimitet presidentit. Disa kërkesa elementare duhen. Duhet të ketë një shprehje për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.

Nuk emërohet presidenti nga ju dhe ne, nuk do të jetë president. Do të jetë president pallati. A duhet në të mundohemi gjithmonë e më shumë për t’ua bërë të ditur sesi po ecim ne për procesin e zgjedhjes së opozitës. Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Rama hipokrit do të shtyjë raundet dhe të shkojë tek raundi i 4. Nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm morali. Si shenjë për të dal nga loja e vjetër 30-vjeçare  e kulisave për përzgjedhjen  e presidentit, bëmë të hapur disa kritere që figura duhet të mbaj e të jemi dakord. Presidenti nuk duhet të jetë as i njërës palë, as i tjetrës. Vetëm kështu do të kishte virtytin të ishte mbi palët.

Fatmir Mediu

Mendoj që është një nga momentet më të rëndësishme të një kuvendi zgjedhja e presidentit të republikës dhe kërkon një angazhim serioz nga secili nga ne për detyrimin kushtetues. Për të gjithë analizën për gjykimet dhe paragjykimet, mendoj që opozita ka autoritete publike për të propozuar për kandidat për president. Në raundet që vijnë, të ketë seanca me emra konkrete, mundësisht të propozuara mes opozitës dhe pozitës.

Të shkohet me kandidatë të propozuar nga ne ose të ndërpresim marrjen pjesë nga ky proces. Të propozohen kandidatura nga opozita pavarësisht nga sjellja e mazhorancës, unë kam vlerësuar dhe vlerësoj me seriozitetin më të mëdha propozimet e kriteret nga kolegët. Mendoj që nuk duhet të humbasim kohë me debate të përgjithshme por të diskutojmë me deputetët për kandidatura.

Edhe në rastin e veprimit të njëanshëm, të paktën ne të bëjmë detyrat tona si opozitë

Agron Gjekmarkaj

Maxhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euro-atlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorë politikë do të ishte udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë.

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali u shpreh se PS është e hapur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Spiropali theksoi se duhen emra për t’u votuar.

Duke iu referuar draftit të Enkelejd Alibeajt me kriteret për kryetarin e shtetit, ministrja tha se maxhoranca ka të drejtën kushtetuese për të propozuar emra dhe s’mund t’ua heqin. Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj Spiropali u kujtoi demokratëve edhe humbjen në zgjedhje, duke shtuar se qeveria dhe parlamenti janë legjitim.

Sipas kreut  të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se procedura për zgjedhjen e presidentit të ri nuk mund të bëhet me letra. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Balla duke iu përgjigjur Alibeajt për letrën me kritere që ky i fundit ka kërkuar, theksoi se nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë. Sipas tij, ata duhet të ulen dhe të propozojnë emra konkretë.

“Doni ta diskutojmë dokumentin këtu. po ju them të drejtën grupit të PS për të propozuar emra nuk ia hiqni dot. Kam një muaj dhe më shumë që ju bëj thirrje publike, si të doni ju të vini dhe të ulemi. Me grupin e zotit Mediu jemi ulur dy herë. Realisht ka pasur disa propozime që do ti quaja me vlerë, edhe me zonjën Doda. Natyrshëm është qënë historinë e këtij parlamenti duhet të diskutosh për emra.

Si i bëhet kjo që ju s’na lini ne të propozojmë se na e keni vënë kusht. Kur të ulemi thua nuk të jap emra se ti do tallesh. Si t’ja bëjmë se duhet të zgjedhim emrin? Ne kemi vënë vetëm një kusht që të jetë kundër me atë që ka bërë Ilir Meta. Këtë duam ne. Ata nuk zgjedhin më president, Saliu dhe Ilir Meta.

Më pëlqeu shumë kjo, më në fund u takuam. Hajde ulemi dhe ta diskutojmë. Po kjo historia ca të çoj email unë tani, mora letrën tuaj dhe e pashë. Hajde ulemi. Doni ta bëjmë këtu në Konferencë të Kryetarëve.

Ju keni bërë një ide tuajën dhe i keni hequr maxhorancën të drejtën për të propozuar. Këtë të drejtë duhet ta kenë të gjithë palët.

Nuk duam një president të PS, por të gjithë shqiptarëve. Por hajde të ulemi. Unë nuk paragjykoj ndoshta në emrat tuaj mund të jetë dikush që i përmbush. Ju thoni nuk propozoj s ky do tallet me emrat e mi. Mblidhni grupin dhe hajeni me katër emra. Unë e kam bërë këtë proces paraprakisht. I kam marrë propozimet dhe jam gati të ulem me ju. Mund të jetë dikush që iu ka pëlqyer edhe ju. Po çfarë tani, t’ua çoj me letër unë. Të gatshëm të ulemi kur të doni ju”, tha ai

11:01 – Fatmir Mediu i përgjigjet Alibeajt: Politika nuk fillon sot për herë të parë, kemi zgjidhur kriza

Fatmir Mediu në një përgjigje për Enkelejd Alibeaj u shpreh se nuk duhen shkelur parimet. Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Fatmir Mediu tha se opozita ka një histroi 30 vjeçare në politikë dhe nuk mund të përgjithësohet si historia e skutave.

Deklaratën Mediu e bëri në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u caktuar 23 maj si dita e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Mediu është i mendimit që opozita ose duhet të dalë me një emër të përbashkët ose duhet të largohet nga procesi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular