Kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për mediat tha se rendja pas emrave pa pasur rregulla nuk e bën procesin serioz.
Gjithashtu ai theksoi se transparenca është ilaçi më i mirë kundër pazareve.
I pyetur nëse i kanë 20 firmat , Alibeaj tha se kjo mbetet për tu parë.
“Kërkojmë një proces që të jetë transparent dhe kërkova që diskutimi të bëhet në prani të mediave. Nesër ajo sallë duhet dhe është e hapur për këdo që të vijë dhe të diskutojë në sytë e publikut qëndrimin tonë, edhe zoti Mediu dhe zonja Doda kanë të drejtën e tyre dhe kjo është një arritje jo e vogël”, tha Alibeaj
Pyetje-përgjigje:
I keni 20 firmat e deputetëve?
Alibeaj: Kam durimin që të diskutojmë të gjitha gjërat hap pas hapi, e kuptoj shpejtësinë që do Balla, të ecim shpejt e shpejt. Ne kemi bërë propozimin tonë , rregullat të para pastaj emrin. Qëndrimi ynë është që propozimin ta ketë opozita. Rendja pas emrave pa vendosur rregulla e bën procesin jo transparent.
Pra i keni 20 vota?
Alibeaj: Ta lëmë ta shohim? Rendja e emrave pa pasur rregulla e bën procesin më pak serioz. A është serioze në atë që ka thënë maxhoranca deri më tani? E shohim nesër.
Pyetje: 5 vite nga marrëveshja Rama-Basha. Keni komunikuar me Bashën sesi të përballeni me PS-në?
Alibeaj: Prandaj e shtyva takimin për të nesërmen. Unë kam detyrimin të përcjell zërin e kolegëve deputetë të cilët janë dakord me atë dokument ku kemi përcaktuar rregullat për kriteret që duhet të ketë emri i propozuar.