jykata e Apelit te Posaçëm Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë ne fuqi shkallen e parë duke dhëne vendimin për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”, raporton gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi.
Kujtojmë këtu se Operacioni i koduar “Limit” u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, rreth dy vite me pare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.
Dënimet:
Sokol Mesini 10 vite
Enkeledi Sadik 8 vite
Kristo Cobaj 8 vite
Hysni Sadik 6 vite
Bektash Zenel 6 vite
Andrea Caca 9.4 vite
Besjan Zenel 8 vite
Bilbil Shqalsi 8 vite
Eljon Jaho 8 vite
Emiljano Kalemi 8 vite
Aleksander Pepi 8 vite
Festim Çorbaxhi 8 vite
Gjergji Muke 3.4 vite
Romeo Tare 3.4 vite
Rexhep Pipek 8 vite
Të dënuarit akuzohen për “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”, “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
SI ZHVILLOHEJ AKTIVITETI KRIMINAL
Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.
Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.
Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.