BallinaKronikeEMRAT/Nën akuzë për trafik droge, Apeli i GJKKO dënon 15 të pandehur....

EMRAT/Nën akuzë për trafik droge, Apeli i GJKKO dënon 15 të pandehur. Ja sa vite burg do të vuajnë

jykata e Apelit te Posaçëm Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë ne fuqi shkallen e parë duke dhëne vendimin për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”, raporton gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi.

Kujtojmë këtu se Operacioni i koduar “Limit” u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, rreth dy vite me pare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.

Dënimet:

Sokol Mesini       10 vite

Enkeledi Sadik     8 vite

Kristo Cobaj         8 vite

Hysni Sadik          6 vite

Bektash Zenel      6 vite

Andrea Caca       9.4 vite

Besjan Zenel       8 vite

Bilbil Shqalsi        8 vite

Eljon Jaho            8 vite

Emiljano Kalemi   8 vite

Aleksander Pepi  8 vite

Festim Çorbaxhi  8 vite

Gjergji Muke        3.4 vite

Romeo Tare         3.4 vite

Rexhep Pipek      8 vite

Të dënuarit akuzohen për   “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”,  “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

SI ZHVILLOHEJ AKTIVITETI KRIMINAL

Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular