Gjithashtu Alibeaj u pyet nëse priste mendim edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ai theksoi se bëhet fjalë për Grupin Parlamentar të PD-së

“Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë dhe për këtë ishte unison i të gjithë anëtarëve Pra është e qartë për këdo, për anëtarët e Grupit Parlamentar të PD. Besoj që ky procesi përmbush të gjitha kërkesat që procesi do të duhet të ketë. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje me kolegët tanë me aleatët tanë, dhe besoj se secili ka pasur lirinë të flasë.”, tha Alibeaj, ndërsa shtoi: “Sërish do të kem takim me aleatët, në çdo kohë, e kam disponibilitetin prej tyre për të folur.”

Ai paralajmëroi se nëse do të ketë një tjetër mbledhje, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë deputetët, dhe ata të Rithemelimit.

“Ajo që thashë në fillim, është me rëndësi. Nuk është çështje mbështetje apo jo. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është parlamentar. Ky është proces që duhet t’i krijojë deputetëve të Kuvendit, deputetëve tanë, aleatët tanë, t’i krijojmë kushte. Për këdo është e qartë, sot shumica 26 kolegë iu përgjigjën pjesëmarrjes në grupin parlamentar. kjo loja, sa ishin ku ishin, nuk është dinjitoze. Ata janë deputetë të zgjedhur nga PD. Kolegët tanë thanë këtë gjë; duke qenë se është një proces që do të duhet të përfshijë mendimin e shqiptarëve, sot, nesër, do të konsultohen të gjithë anëtarët e grupit, dhe aleatët. Në rregulloren e grupit parlamentar të PD-së. përcaktohet gjithmonë që në fund të mbledhjes bëhet dhe caktimi i datës së radhës së mbledhjes. Është bërë e qartë se sa herë është kërkuar mbledhja e kryesisë së grupit, ajo është mbledhur. Njoftimet janë bërë të plota dhe është detyrim për të ardhur në këto mbledhje.”, pohoi ai.