BallinaBota‘Shqiptari më i urryer në Amerikë”, Martin Shkreli lirohet nga burgu!...

‘Shqiptari më i urryer në Amerikë”, Martin Shkreli lirohet nga burgu! Çfarë vendosi gjykata

spot_img
spot_img

I cilësuar si ‘shqiptari më i urryer në SHBA”, Martin Shkreli, ish-kreu i firmës farmaceutike “Pharma Bro” është liruar nga qelitë e burgut.

Ai po vuante një dënim prej shtatë vitesh, pasi u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në vitin 2017. Lirimi i Martin Shkrelit u bë publik pasi disa foto e tij qarkulluan në rrjetet sociale. Sipas BBC ai është zhvendosur nga burgu në arrest shtëpie dhe mund të lirohet plotësisht në muajin shtator.

“Vendimi erdhi pasi Martin Shkreli kishte përfunduar të gjitha programet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij me burg”, tha avokati Benjamin Brafman.

Shkreli u dënua në vitin 2017 për mashtrim ndaj investitorëve në lidhje me dy fondet e sigurimeve që ai drejtonte dhe se kishte vjedhur para nga kompania e tij e barnave “Retrophin”.

Ai supozohej të lirohej nga burgu në vitin 2023 dhe kërkesat e mëparshme për t’u lënë i lirë nuk ishin pranuar nga gjykata.

Gjatë seancave gjyqësore u zbulua se Martin Shkreli në vitin 2015 kishte abuzuar me çmimin e ilaçeve, pasi kompania që ai drejtonte ngriti çmimin e ilaçit të krijuar prej kohësh Daraprim nga 13,50 dollarë (10,93 £) e rriti në 750 dollarë (607 £), i cili përdoret për trajtimin e infeksioneve parazitare.

Në fillim të këtij viti, një gjykatës i Manhatanit zbuloi gjithashtu dhe të tjera tentativa të orkestruara prej tij për të penguar konkurrentët të prodhonin ilaçin, duke shkelur ligjet e konkurrencës në SHBA. Martin Shkrelit iu ndalua përjetë marrjen pjesë në industrinë e ilaçeve dhe u urdhërua të paguante 64.6 milionë dollarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular