BallinaKronikeViktima e Sukthit mik i Rrumit, 48-vjeçari i përfshirë në dhunimin e...

Viktima e Sukthit mik i Rrumit, 48-vjeçari i përfshirë në dhunimin e biznesmenit libanez

Arben Mërkuri, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Sukth njihet si person me precedent në fushën e narkotikëve dhe si një nga personat e dyshuar që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri, në vitin 2016.

Viktima i njohur me pseudonimin Maneci dyshohet gjithashtu edhe për vrasje me pagesë apo krime kundër personit, ngjarje këto të padokumentuara zyrtarisht.

Bëhet me dije se 48-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda dyqanit të tij dhe ndërroi jetë në spital. Ai njihej gjithashtu edhe si mik i Pëllumb Muharremit i njohu me pseudonimin Rrumi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular