Muaj më parë policia gjermane ka zbuluar se hotelin “Haus Bergmann” në Bismarckstrasse kultivohej kanabis nga dy shqiptarë.
Dy shqiptarët e arrestuar janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç të cilët nëpërmjet avokatëve të tyre kanë deklaruar se ishin joshur për të punuar në Gjermani në ndërtim por më pas ishin dërguar për punë në plantacionin e kanabisit.
Dy shqiptarët akuzohen për rritje të bimëve narkotike dhe trafikim të tyre. Policia ka arritur të arrestojë vetëm shqiptarët por jo urdhëruesit dhe ndërtuesit e plantacionit. Sipas avokatëve të tyre mbrojtës, Felix Menke dhe Gerd Meister, të dy të pandehurit u joshën në Gjermani me premtime të rreme pasi kanë dashur të punojnë në ndërtim. Por ata u dërguan në një plantacion shumë profesional kanabisi rreth dy javë para se policia t’i arrestonte. Avokati mbrojtës Menke tha në gjykatë: “Në dhomën e shqiptarëve ka patur vetëm një frigorifer me sende ushqimore”.
Ata dyshohet se nuk kanë guxuar të refuzojnë të punojnë në plantacion. Ata duhej të merrnin 3000 euro si pagë për punën që po bënin.
Hetuesit kanë zbuluar 1500 bimë kanabis në hotelin me 48 dhoma qê ishte marrë me qira dhe nëse ‘shtëpia e barit’ do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.