BallinaKronikeNuredin Dumani "hapi thesin" për 44 grupe kriminale, eksperti i kriminalistikës: E...

Nuredin Dumani “hapi thesin” për 44 grupe kriminale, eksperti i kriminalistikës: E bën për hakmarrje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar ditën e sotme gjithë zhvillimet e fundit të ardhura nga bota e krimit, teksa SPAK ka organizuar po sot një mega operacion policor.

Në fjalën e tij për mediat Karamuço është shprehur se Nuredin Dumani nuk kishte asgjë për të humbur dhe si formë hakmarrje kishte treguar gjithë vrasjet për të cilat kishte dijeni.

“Plagosja ishte ngjarja që e shtyu të tregojë, e pa se s’kishte më çfarë të humbte. Iu ngrit një kurth për ta vrarë. Ai duhet të merrte masa për t’u hakmarrë ndaj grupeve. Ai i besoi drejtësisë shumë informacione. Ai përmendi edhe një tjetër person edhe ai i penduar dhe po jep informacione. Të dy kanë hapur gjithë këtë sagë arrestimesh.

Unë pashë që njëri prej tyre ishte dhe një funksionar i policisë i cili dyshohet i përfshirë në afera kriminale. Ka dekonspirim. Fakti që s’kemi asnjë prej emrave të rëndësishëm të kapur do të thotë shumë. Pres arrestime për funksionarë publikë që dekonspirojnë këto operacione. S’kemi personazhe vip të botës së krimit pas hekurave”.- tha Karamuço

Por çfarë do të përfitojë Dumani nga pendesa?

“Mund të përfitojë, kjo çmohet nga gjykata rast pas rasti. S’mendoj se Dumani do marrë lehtësi të jashtëzakonshme. Pra varet rast pas rasti.

Me rrëfimet e të penduarve zbardhjet e ngjarjeve kriminale do të vazhdojnë për rreth 44 grupe.”- vijoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular