BallinaIntervista“Nuk bëhem më si ‘kau balash’, e njoh politikën”/ U propozua për...

“Nuk bëhem më si ‘kau balash’, e njoh politikën”/ U propozua për President, Rexhep Uka: Kandidati të mos vizatohet në sirtarët e partive, ja pse refuzoj

Ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka, refuzon të bëhet pjesë e garës për President të Shqipërisë, që do të zëvendësojë Ilir Metën.

Në një prononcim për gazetën “Panorama” pasi u propozua si një nga kandidaturat e PD-së për kryetar shteti, Uka tha se nuk ishte pyetur më parë nga deputeti Mziu.

Por teksa shprehu mirënjohjen për vlerësimin, ai refuzoi të rikthehej në jetën aktive politike. Në vijim të reagimit të tij, ish-deputeti i PD-së la të kuptohej se është i zhgënjyer nga politika dhe nuk mbështet formulën aktuale të zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, Presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe të mos vizatohet në sirtarët e partive politike.

Z. Uka, deputeti Xhelal Mziu ju ka propozuar sot në mbledhjen e Grupit të PDsë si kandidat për President të Shqipërisë. Jeni njohur me këtë propozim, si e pritët?

Unë e telefonova dhe e falënderova për vlerësimin. Është mendimi i tij, por propozimi s’ka lidhje me mua. Nuk kam pasur asnjë njoftim, asgjë dhe as nuk jam pyetur.

Nëse propozimi do të formalizohet, do të shkojë në Parlament, do të ishit i gatshëm ta pranonit?

Jo, jo, jo. E shikoj një përgjegjësi shumë të madhe. Për këtë çështje kam një pikëpamje dhe bëj analiza shumë të thella për gjëra të tilla. Tashti nuk jam më i ri. E njoh mirë situatën. E bluaj, njoh edhe politikën. Ky është fakti që më frenon. Nuk bëhem më si “kau balash”. Jam në fazën kur opinioni publik, njerëzit që më kanë mbështetur, njerëzit që më njohin, atë punë e kam provuar, kam tentuar dhe i kam thënë të gjitha mendimet e mia në të gjitha epokat. Në një farë mënyre kam shprehur atë që ndiej, por edhe kam kuptuar se ku gjendem. Dhe hiç nuk ka lidhje me mua kjo. Por gjithsesi e vlerësoj shumë faktin që deputeti më propozoi.

Ju e keni një identikit se si duhet të jetë Presidenti shqiptar?

Pakënaqësitë e mia gjithmonë do nxjerrin një President nga sirtarët. E kemi parë se si shkon kjo punë. Unë e kam deklaruar, kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. E kam thënë që në këtë katrahurë, populli le ta ketë një përfaqësues të vetin. Presidentët, kandidatët dalin, kemi modele në botë, përplasen me njëri-tjetrin, marrin notat e vërteta, por jo duke bërë vizatime nëpër sirtarë e nëpër kështu gjëra. Nuk është ky Presidenti që i duhet Shqipërisë.

Ju thoni që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli?

Unë kam qenë partizan i kahershëm për këtë punë. Të dalin atje në shesh. Vetëm përpara popullit merret vesh nëse është kallaj apo është bakër apo çfarë është.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular