BallinaPolitikePresidenti, grupi i PS: Nëse opozita nuk sjell emrat me firma mbështetëse...

Presidenti, grupi i PS: Nëse opozita nuk sjell emrat me firma mbështetëse në këto 2 raunde, ne…

Grupi parlamentar i PS deklaron se nëse opozita nuk sjell emrat për Presidentin e ri të Republikës me firma mbështetëse në këto 2 raunde, në raundin e katërt do të propozojë PS. Sqarimi vjen pas takimit të djeshëm në PD dhe propozimet e deputetëve demokratë për emrin e Presidentit.

“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.

Më 18 maj kjo kërkesë u pranua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, që tha se nëse do të ketë shkelje të rregullave, do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular