BallinaEkonomiSkandali në Fiks Fare/ Skema si futen para false në Shqipëri, grupet...

Skandali në Fiks Fare/ Skema si futen para false në Shqipëri, grupet përdorin pagesa në kriptovalutë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes skemën e futjes së parave false në Shqipëri, ku grupet kriminale përdorin rrjete sociale për reklamim.

Por, nëse deri dje këto grupe përdornin transferta në pikat e këmbimit valutor, sot ata përdorin pagesa në monedha virtuale, të cilat janë shumë të vështira për t’u gjurmuar nga organet ligjzbatuese. Gazetarët e emisionit investigativ faktuan me zë dhe figurë disa grupe dhe individë, të cilët “shisnin” para false. Por, këto grupe tashmë bashkëpunojnë me disa pika të këmbimit valutor, ku pagesa ndaj trafikantëve dhe falsifikatorëve bëhet me kriptovalutë.

Rrjetet sociale, “reklamë” për para false; Bëj pagesën, t’i sjell motoristi

Në Shqipëri ekziston një treg i parave false, ku ato reklamohen ne rrjetet sociale për t’u shitur. Fiks Fare hyri në kontakt me personat që reklamonin para të falsifikuara në rrjetet sociale. Nëse bën një kërkim në rrjetin social ‘Tik Tok’ gjen dhjetëra faqe që të ofrojnë shitjen e eurove false.

Mbrapa këtyre faqeve qëndrojnë persona që nuk identifikohen. Madje në këto adresa që tregtojnë euro false ekziston edhe një kurs këmbimi. Për blerjen e eurove false, duhet të paguash 15% -20% të vlerës. Në këto faqe për blerjen e 1 mije eurove false të kërkojnë të paguash 150- 200 euro.

Skemat e pagesës janë dy: nëpërmjet kartave bankare ose nëpërmjet kriptovalutës. Shitësit e eurove false të premtojnë dërgim të shpejtë të mallit nëpërmjet korrierëve të tyre. Pasi kontakton në rrjetet sociale me këta shitës, ata të orientojnë për të komunikuar privatisht në platformën telegram, ku mendojnë se janë më të sigurt për t’u përgjuar apo identifikuar.

“Askush nuk e gjen dot personin që bënë mashtrimin, pasi pagesat bëhen në kriptovalutë. Janë për të humbur gjurmët. Në këtë rast mashtruesi mashtron mashtruesin dhe nuk i denoncojnë” thotë eksperti Tomi Kallanxhi.

Fillimisht Fiks Fare kontaktoi me ÇËIP, një faqe që reklamon shitjen e eurove false në Tik Tok. Administratorët e kësaj faqeje kërkuan që të komunikonim në ëhatsapp me ta dhe na japin dhe një numër telefoni që ka prefiksin e Mbretërisë së Bashkuar.

Tregojnë se kanë një rregullore të tyren, e cila nuk i lejon që të takojnë blerësit. Ndërkohë, si prova për besueshmërinë e tyre të japin foto të klientëve të tyre të kënaqur pasi kanë blerë eurot false tek ata. Shitësi i parë na tregon se pasi bën pagesën te një nga pikat që të tregojnë ata në Rrugën e Durrësit apo në Rrugën e Kavajës në Tiranë, motoristi i tyre të sjell porosinë, pra eurot false. “Kur blen në dark ëeb ti thjeshtë shkon në një ëeb që s’ke shanse të flasësh me personin që ka mallin. Në këtë rast ti ke shansin të flasësh, provat i ke te Tik Toku që ti gjete këtë numër. Kjo lloj dërgese që po merr ti është provë. Paratë ti sjell brenda ditës dhe i merr. Ti sjell motoristi” i shkruan personi gazetarëve të Fiks Fare, ndërsa kishte dijeni se, nëse pikasej nga policia, ai rrezikonte 8 vite burg.

Grupet kriminale kërkojnë pagesat në Kriptovalutë, nuk zbulohen

Në rrjetin social Tik Tok, emisioni “Fiks Fare” kontaktoi me 2 faqe të tjera, që shisnin euro false. Të dyja faqet e kaluan komunikimin me gazetarët e Fiks fare në Telegram. Aty na shpjeguan mënyrën sesi bëhej blerja e eurove false. “Po a e din ku ndodhen, exchanges. Vetëm shëno në google ‘Crypto Exchanges Tirana’” të sugjeron personi, i cili ka informacione se kush mund të konvertojë euro në kriptovalutë. Madje, ai i tregon se dy pika të këmbimit janë në afërsi të sheshit “Skëndërbej”.

Për të kryer pagesat, faqet në Tik Tok i adresuan gazetarët e “Fiks Fare” në disa pika të këmbimit valutor që bënin transferta me kriptovalutë. “Të gjitha bëhen me qëllim që grupet dhe individët mos të identifikohen. Është shumë e vështirë identifikimi, pasi individët nuk kanë paraqitur të dhënat personale” thotë eksperti Tomi Kallanxhi.

Për të kryer këto pagesa të japin edhe një bar code, të cilin na mësojnë sesi duhet ta paraqesim tek punonjësit e pikave të këmbimit valutor. Sipas tyre, ishte mjaft e thjeshtë të gjeje exchange të tilla.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në 2 prej këtyre pikave. Në pikën e këmbimit valutor, gazetarët kërkuan të transferonin 50 euro në USDT. Aty nuk pranuan të bënin këtë transfertë, pasi sipas tyre ishte shumë e vogël. Ata na treguan se bëjnë transferta të tilla në kriptovalutë, por për shuma mbi 300 dollarë.

Gazetarët u paraqitën një tjetër exchange për të bërë transfertat në bar codet që u dhanë shitësit e eurove false. Punonjësja e pikës së këmbimit, për të bërë këto transferta, jep një nuëmër telefoni të një personi që bën këtë proces. Pas komunikimit me telefon të gazetares së Fiks Fare me këtë person, ai na konfirmon transferimin e parave në 2 bar codet që na kanë dhënë shitësit e eurove false.

Pra, për çdo transfertë ky person kërkon komision. Ndërkohë që pagesën për 2 transfertat në kriptovalutë dhe për komisionet, gazetarja e bëri në sportelin e Excganget dhe punonjësja nuk i jep asnjë fature apo kupon tatimor, megjithë këmbënguljen e gazetares.

AMF: Pikat që këmbejnë valutë në kripto janë të paligjshme

Në vitin 2020, Parlamenti i Shqipërisë, miratoi ligjin nr.66 për monedhën virtuale. Objekti i ligjit është rregullimi i emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të monedhave virtuale, i licencimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes. Një ligj teknik, i cili detyron çdokënd që merret me monedhat virtuale të regjistrohet dhe licencohet.

Madje, tematika e këtij ligji ishte pjesë e një debati në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit socialist Erion Braçe dhe drejtuesve të AMF-së. Sipas Braçes, moslicensimi i asnjë subjekti ka sjellë pastrim parash nga grupet kriminale. Fiks Fare kontaktoi me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, duke i kërkuar informacion zyrtar për subjektet dhe individët e licensuar. AMF na ktheu përgjigje se “deri më tani, asnjë individ apo firmë nuk është licensuar për këmbimin e kriptovalutave”. Për rrjedhojë, të gjitha veprimet e kryera nga pikat e këmbimit valutor të denoncuara nga Fiks Fare, janë të paligjshme!

“Mesa kam informacion, asnjë individ apo subjekt nuk është licensuar. Nëse do të licensoheshin, do të tregonin se kishin monedha virtuale, duhet të paraqesin identitetet çka i bën subjekte të deklarimeve të fitimit” thotë Tomi Kallanxhi.

Kjo paligjshmëri ka sjellë që në Shqipëri të lulëzojë tregtia me kriptovalutë, e cila ka sjell pastrim parash dhe qarkullim të parave false. Policia e Shtetit ka bërë disa operacione për goditjen e këtij fenomeni, duke sekuestruar disa laboratorë, ndërkohë që ka arrestuar disa persona për falsifikim parash. Nga ana tjetër, fenomeni i parave false ka shqetësuar edhe Bankën e Shqipërisë, e cila këshillon qytetarët që të kenë kujdes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular