BallinaAktualitetVIDEO/Plas debati: ‘Nuk je mësues që vendos nota’, Zheji i kthehet Gjatës:...

VIDEO/Plas debati: ‘Nuk je mësues që vendos nota’, Zheji i kthehet Gjatës: Ore boll, je rraskapitës! Unë hap gojën, ti ndërhyn

Është shoqëruar me debate dhe tone të ashpra diskutimi mes analistit Artur Zheji dhe Çlirim Gjatës në emisionin “Open” në News24.

Ndërsa analisti Zheji ka folur për operacionin e kryer nga SPAK ka pasur edhe ndërhyrje nga Gjata.

I revoltuar Zheji i është drejtuar Gjatës se po bën rolin e zhurmuesit, duke mos e lënë të përfundojë mendimin.

 

Pjesë nga debate:

Zheji: Gjatën nuk e sqaroj dot, kemi presione të ndryshme

Gjata: Çi ke këto mo burrë, nuk je mësuesi i klasës që vendos nota.

Zheji: Ti po më vë mua shtatë nota mor burrë . Më thua mua bën propagandën e SPAK, më the shumë gjëra

Gjata: Mos mu drejto atëherë

Zheji: Ti mu drejtove gjithë kohës

Gjata: Më qetë…

Zheji: më qetë ti se më lodhe, boll, o zhurmues, je i lodhshëm sinqerisht. Kam kaq kohë që të lë, unë hap gojë ti ndërhyn.

Gjata: Përse më drejtohesh atëherë

Zheji: Por je këtu… Përse bën polemikë me mua? Përse?

Gjata: O Zheji, ti je një kalë race në stallën e analistëve shqiptarë, përse e prish debatin

Zheji: Nuk po më lë të përfundoj mendimin tim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular