BallinaBotaAnëtarësimi në NATO/Erdogan thirrje Suedisë: Duam të shohim hapa konkretë për organizatat...

Anëtarësimi në NATO/Erdogan thirrje Suedisë: Duam të shohim hapa konkretë për organizatat terroriste

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë kryeministres suedeze Magdalena Andersson se Ankaraja pret hapa konkretë në lidhje me shqetësimet e saj për organizatat terroriste.

Turqia ka bërë të ditur se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz të lidhur me grupin militante të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ndjekës të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.

Në një telefonatë, Erdogan tha gjithashtu se një embargo e eksporteve të armëve të vendosura ndaj Turqisë pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019 duhet të hiqet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu. Erdogan dhe Andersson folën sot pasi Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të kësaj jave. Turqia e ka bërë të qartë se kundërshton bashkimin e dy vendeve në aleancën ushtarake, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur besimin se pozicioni i Ankarasë nuk do të jetë një pengesë për procesin e pranimit në NATO.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular