Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Sauthemptonit, me bomberin shqiptar që do të rikthehet te skuadra e Çelsit e cila ka në pronësi kartonin e tij
Broja ka falënderuar skuadrën dhe tifozët me një postim në “Instagram” ku ka theksuar rritjen që ka përjetuar si lojtar tek kjo skuadër dhe rëndësinë special që ata kanë për të.
Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka.
Dua t’i bëj një falënderim të madh Sauthemptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj.
I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës.
Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar ccdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua.
Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni.”, u shpreh Broja.