BallinaKronikeEfektivi i FNSH-së "tapë"? Gazetari flet për plagosjen e 60-vjeçarit nga polici:...

Efektivi i FNSH-së “tapë”? Gazetari flet për plagosjen e 60-vjeçarit nga polici: S’dëshmoi dot nga alkooli

Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për dy ngjarje të rënda të ndodhur dje ku komisaritati nr.3 u kthye në skenë krimi si dhe për efektivin e FNSH që qëlloi me armën e shërbimit ndaj një qytetari në Kombinat.

Teksa u ndal tek ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Kombinat, ku efektivi Lutfi Gjyla qëlloi me armë ndaj një qytetari, gazetari Hoxha tha se polici ka qenë shumë rëndë nga alkooli sa nuk ka qenë në gjendje as të dëshmojë për atë që ka ndodhur.

“Ka qenë nën efektit e alkoolit. Pavarësisht nga reagimi që ka pasur qytetari. Ata nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ndërsa ky polici nuk e ka bërë dot durimin që kërkohet. Dhe nuk dihet nëse e ka njohur apo jo dhe nëse e ka ditur se ka qenë me probleme mendore qytetari. Polici nuk ka qenë në gjendje të marr vendimin e duhur. Edhe në rastin e Klodian Rashës, mori vendim të gabuar. Pra pasoja është kjo, dhe eksperienca ka bërë që ai ta qëllojë në këmbe. Por policia nuk i merrte dot deklarimin se ishte në gjendje të alkoolizuar tepër të lartë. Shumë të rëndë,”– tha Hoxha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular