BallinaKryesoreFOTOT/Roma-Feyenoord, UEFA reklamon Tiranën në prag të finales Conference League

FOTOT/Roma-Feyenoord, UEFA reklamon Tiranën në prag të finales Conference League

U bënë disa ditë tashmë që Tirana ka marrë një hije tjetër.

Në çdo pikë kulmore të kryeqytetit, gjenden simbolet dhe pankartat e finales së Conference League. Bashkia, policia të gjithë instancat shtetërore po marrin masa dhe po kujdesen për mbarëvajtjen e përballjes së madhe midis Romës dhe Feyenoord-it.

Kjo është një ngjarje “historike” për vendin tonë, pasi jehona e Shqipërisë përmes futbollit do të dëgjohet kudo. Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e UEFA Conference League ka postuar në instastorin e saj disa nga simbolet e vendosura në Tiranë.

Stori i parë nis me një video ku pasqyrohet stadiumi “Air Albania”.

Më pas duket një foto e trofeut që qëndron në mes të sheshit “Skënderbej”duke përfunduar me flamujt e Conference League që janë të vendosur nëpër shtyllat përgjatë sheshit “Nënë Tereza”.

 

Duke ditur fuqinë dhe shikueshmërinë që ka futbolli e gjitha kjo është një reklamë e mirë që i bëhet vendit tonë, të cilit i është premtuar finalja e madhe e UEFA Conference League, siç shumë vendeve të tjera të zhvilluara.

Ju kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, datë 25 maj në orë 21 të mbrëmjes, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular