BallinaKronike“Më tallte prej kohësh”/ Çfarë tha pas arrestimit polici që vrau kolegun...

“Më tallte prej kohësh”/ Çfarë tha pas arrestimit polici që vrau kolegun brenda komisariatit

Kryeqyteti pa sot një tjetër ngjarje të rëndë ku një efektiv policie ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të kolegut të tij, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e komisariatit nr.3 në Rrugën Mine Peza në Tiranë.

Ludian Zaimi, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërkohë që gjithçka duket se ka pasur si zanafillë një sherr të momentit, që çoi në përgjakjen e komisaratiit

Pas krimit efektivi 25-vjeçar ka thënë se e qëlloi kolegun e tij pasi ky i fundit e tallte prej kohësh.

Ndonëse efektivit veteran, që kishte 20 vite në polici, iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë në spital.

Efektivi i arrestuar tashmë, Ludian Zaimi kishte vetëm një vit e gjysmë që shërbente në radhët e efektivëve blu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular