Tabaku takim me kreun e delegacionit nga PE, McAllister: Korrupsioni sot ka kaluar nga niveli i banaqeve në atë politik, testi i vërtetë i reformës në drejtësi…

4
148

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetarja e komisionit të Integrimit, ka zbardhur qëndrimin e saj në takimin që ka pasur në Kuvend me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij David McAllister

Sipas Tabakut, në fokus të takimit ishte diskutimi i rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë.

“Theksova tre elementë rezoluta e miratuar është pamja e qartë e asaj që Shqipëria është sot.

Së pari zgjedhjet, ndryshimet e njëanshme favorizuan rezultatin e njëanshëm të zgjedhjeve më 25 prill që njihet dhe sot. Përdorimi i burimeve të administratës publike, databaza e të dhënave ndikuan në rezultatin që është sot. Njihet në rezolutë e PE e është shembull si nuk duhen organizuar zgjedhjet.

Kjo tregon paligjshmërinë e qeverisë e tregon që zgjedhjet janë elementi kryesor në rrugën e integrimit dhe demokracisë.

Elementi i dytë është sundimi i ligjit e korrupsioni.

Diskutuam që megjithëse reforma në drejtësi nisi me një qëllim të mirë, zbatimi i saj nuk është ashtu siç duhet.

Kjo lidhet dhe me luftën kundër korrupsionit. Sot korrupsioni ka kaluar nga niveli i banaqeve në nivelin politik, e këto institucione të reja duhet të tregojnë që ka ndëshkueshmëri aty ku ka pushtet. Ky duhet të jetë testi i vërtetë i reformës në drejtësi”.

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2022/05/24/tabaku-takim-me-kreun-e-delegacionit-nga-pe-mcallister-korrupsioni-sot-ka-kaluar-nga-niveli-i-banaqeve-ne-ate-politik-testi-i-vertete-i-reformes-ne-drejtesi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2022/05/24/tabaku-takim-me-kreun-e-delegacionit-nga-pe-mcallister-korrupsioni-sot-ka-kaluar-nga-niveli-i-banaqeve-ne-ate-politik-testi-i-vertete-i-reformes-ne-drejtesi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2022/05/24/tabaku-takim-me-kreun-e-delegacionit-nga-pe-mcallister-korrupsioni-sot-ka-kaluar-nga-niveli-i-banaqeve-ne-ate-politik-testi-i-vertete-i-reformes-ne-drejtesi/ […]

Comments are closed.