I gjithë opinioni u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme ku dy fëmijë të mitur u mbytën në liqenin e Prushit.
Dy vëllezër, 14 dhe 10 vjeç po laheshin së bashku me shokët e tyre në ujërat e liqenit, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të dalin dot që aty, duke humbur jetën.
Prindërit e të miturve shkuan në vendngjarje sapo u lajmëruan, ndërkohë raportohet se babi i tyre në një moment ka humbur ndjenjat për shkak të tronditjes. Ka qenë stafi mjekësor i grumbulluar në vendin e ngjarjes, ai që i ka dhënë ndihmën e parë.