BallinaKronikeMakina del nga rruga, aksidentohen tre turistë amerikanë në Gjirokastër, ja gjendja...

Makina del nga rruga, aksidentohen tre turistë amerikanë në Gjirokastër, ja gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të tunelit pranë rrugës së re për në Sarandë përmes urës së Kardhiqit.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se një automjet ku po udhëtonin tre turistë amerikanë ka dalë nga rruga. Për pasojë ata kanë pësuar dëmtime, por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet janë se tre turistët kanë ngatërruar rrugën për shkak të mungesës së sinjalistikës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular