BallinaKryesoreVIDEO/ Nuk ka hakmarrje për Liverpool, Vinicius dhe Kurtua i japin Ligën...

VIDEO/ Nuk ka hakmarrje për Liverpool, Vinicius dhe Kurtua i japin Ligën e Kampioneve numër 14 Real Madridit

Nuk ka hakmarrje për Liverpulin në finalen e Ligës së Kampioneve, Real Madrid i Karlo Ançelotit ka fituar për herë të 14 trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë me një fitore minimale 1-0 ndaj anglezëve

Ndeshja u kontrollua nga Liverpuli, që mbajti topin duke kërkuar me ngulm golin. Por në momentet kur shfaqej në pozicion gjuajtje, ishte Kurtua i pakalueshëm që ndalonte çdo tentative në katërkëndorin e tij.

Diferencën në pjesën e dytë e bëri një kundërsulm i shpejtë i finalizuar nga Vinicius, i cili çoi sferën në rrjetë pas një pasimi të Valverde. Liverpuli provoi në të gjitha mënyrat të shënonte, por Kurtua tregoi edhe një herë se ishte personazhi kryesor i kësaj mbrëmje duke evituar gola të sigurt, për të ruajtur deri në fund avantazhin minimal që i dha trofeun e 14 skuadrës madrilene.

Statistikat e ndeshjes, përgatitur nga “Sofa Score”, ekskluzivisht për “Panorama Sport

LIVERPUL-REAL MADRID 0-1
59′ Vinicius

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Real Madrid.

90’+2’ Rodrigo merr vendin e Vinicius në fushën e lojës.

90’+2’ Benzema nxjerr Kamavinga në pozicion gjuajtje, por tentativa e mesfushorit është mbi traversë.

90’+1’ Sebajos gabon një gol thuajse të sigurt teksa nuk ia del të finalizojë para portës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Modriç i lë vendin në fushë Sebajos në minutat e fundit.

87’ Kombinim i Vinicius me Benzema në zonën e Liverpulit, francezi tenton të driblojë për të gjetur hapësirën për gjuajtjen por ndalet nga Aleksander-Arnold.

86’ Zëvendësimi i parë i Realit është aktivizimi i Kamavinga në vend të Valverde.

83’ Kundërsulm i shpejtë i Realit me një top të nisur për Vinicius, por që arrihet nga Alison.

82’ Gjuajtje e fortë nga e djathta e Salah, përsëri Kurtua bën mrekullinë dhe mban sferën jashtë.

80’ Një gjuajtje e devijuar para Kurtua sjell rrezik në portën madrilene, por belgu devijon jashtë.

77’ Keita dhe Firmino hyjnë në fushë në vend të Henderson dhe Tiago.

76’ Goditje dënimi për Realin, Kros gjen Kasemiro në zonë, ky i fundit nuk gjuan por pason mbrapa dhe mbrojtja largon.

71’ Top nga thellësia i Militao për Vinicius, këtë herë Alison del dhe kontrollon sferën.

69’ Përpjekje të njëpasnjëshme te Liverpul për të gjuajtur në portë, me topin që shkon nga një anë në tjetrën. Në fund është Salah i cili tenton nga e djathta por ndalet nga Kurtua.

65’ Luis Diaz largohet për t’i bërë vend Zhota në fushën e lojës.

64’ Salah lëshon një gjuajtje mjeshtërore me të majtën nga jashtë zonës, por një fluturim spektakolar i Kurtua i mohon përsëri golin.

62’ Fabinjo është i ndëshkuari i parë me të verdhë i ndeshjes, pas një faulli ndaj Valverde.

59’ GOOOL REAL MADRID. Shënon Vinicius pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta me topin e Valverde që shkon në shtyllën e dytë te braziliani dhe ai nuk gabon duke depozituar sferën në rrjetë.

54’ Aleksander-Arnold harkon si zakonisht nga e djathta, Kurtua del dhe grushton sferën duke larguar topin.

46’ Menjëherë rrezikshëm Liverpul me një harkim nga e djathta për Luis Diaz në shtyllën e dytë por mbtoja e madrilenëve largon sferën.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te dy skuadrat.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Pas 4 minutash pritje, konfirmohet vendimi që Benzema ishte në pozicion jashtë loje.

43’ Harkim nga e majta i Alaba, Benzema kontrollon në zonë, pastaj çon sferën në qendër. Aty Alison nuk kontrollon dhe topi kthehet të Benzema i cili gjuan në portën e boshatisur dhe shënon. Por ai sinjalizohet  në pozicion jashtë loje dhe nis një pritje e gjatë e sistemit VAR.

34’ Pas shumë minutash “studimi” vjen një tjetër gjuajtje në portë, është përsëri Liverpuli me Salah i cili gjuan me kokë pas një harkimi nga e djathta por gjen Kurtua.

25’ Vinicius nga e majta nis një harkim të shpejtë në zonë, por Alison është i vëmendshëm dhe mbërthen sferën para Benzema i cili afrohej rrezikshëm.

21’ Kurtua shpëton madrilenët. Pas një gjuajtje të Mane, devijimi i lehtë i portierit çon sferën në shtyllë dhe eviton golin e avantazhit të Liverpulit.

19’ Aleksander-Arnold ka mundësinë të tentojë portën pas një hapësire që u krijua në zonë, por fluturon sferën mbi traversë.

18’ Gjuajtje tjetër e Salah, përsëri në qendër duke gjetur Kurtua.

16’ Rast ideal për Liverpulin pas një gjuajtje të Salah në zonë. Kurtua e ndalon duke e devijuar me saktësi sferën. Pak çaste më vonë është një gjuajtje e Tiago Alkantara nga jashtë zonës që përfundon në duart e portierit belg.

14’ Reali dorëzon shumë shpejt topin, me Liverpulin që mundohet nga krahët të gjejë një harkim në zonë. Luis Diaz dhe Robertson provojnë nga e majta, por pa ia dalë të gjejnë Mane.

10’ Mane shpërthen në krahun e djathtë por pasi merr fundoren, nuk ia del të kthejë në qendër për Salah para se sfera të kalonte vijën fundore.

6’ Fillim i ngadaltë i ndeshjes nga dy ekipet, të cilat nuk lejojnë hapësira për kundërshtarët, të rreshtuara mirë në prapavijë.

1’ Nis dueli në “Stade de France”

FORMACIONET ZYRTARE

LIVERPUL: Alison, Aleksander-Arnold, Konate, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Henderson, Tiago Alkantara, Diaz, Salah, Mane.
Trajner: J. Klop

REAL MADRID: Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Mendi; Modriç, Kasemiro, Kros; Valverde, Benzema, Vinicius.
Trajner: 
K. Ançeloti

 

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular