BallinaKronikeHumbi jetën nëna me bijat/ Flasin fqinjët e familjes Kola: Jetonin me...

Humbi jetën nëna me bijat/ Flasin fqinjët e familjes Kola: Jetonin me gjak zemre, e çuan vajzën në shkollë të lartë me një mijë halle

Fqinjët e familjes Kola, ku humbën jetën nëna me dy vajzat e saj pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, kanë treguar se ato jetonin në kushte të vështira ekonomike. Sipas tyre, ato ishin familje e mrekullueshme edhe pse me ‘një mijë halle’

“Boll njerëz të urtë”, tha njëra nga fqinjët. “Familje me halle, të mrekullueshëm, duke jetu me gjak të zemrës, nuk e di si ka ndodh kam qenë në punë, ata kanë edhe dy djem”, tha një fqinje tjetër.

“Në Fushë-Arrëz më keq s’ka, pa punë, fukara, s’kanë ku punojnë, s’kanë me ça të hanë, janë fukarenj, bukë me ngrënë nuk kanë. Këto e shumëkush në Fushë Arrëz, jetesa është shumë e vështirë në Fushë Arrëz. Do të marrësh borxh e të çosh fëmijët në shkollë. Kanë çuar në shkollë të lartë me një mijë halle. Në shkollë të lartë në Tiranë a Durrës”, u shpreh njëra nga fqinjet.

“Kanë lëndë djemtë e burrin, djemtë janë të vegjël”, theksoi një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme kur nëna 43-vjeçare me dy vajzat 19 dhe 16 vjeç ndërruan jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, kur njëra nga vajzat është futur për t’u larë. Më pas për shkak të rrjetit të amortizuar, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike nëna së bashku me të bijën tjetër të cilat kishin shkuar për ta ndihmuar duke humbur edhe ato jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular