BallinaAktualitetPse PD s'ka ftesë zyrtare për Samitin e PPE? Ja si pergjigjet...

Pse PD s’ka ftesë zyrtare për Samitin e PPE? Ja si pergjigjet Belind Këlliçi

Partia Demokratike do të përfaqësohet në samitin e PPE, i cili do të zhvillojë punimet në Roterdam në datat 31 maj dhe 1 qershor nga  deputetët Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi

Një nga çështjet që do të diskutohet do të jetë edhe situata në PD.

Vokshi dhe Këlliçi i përkasin Komisionit të Rithemelimit, i cili organizoi zgjedhjet në PD dhe kryetar i saj u zgjodh Sali Berisha, ndërsa Tabaku i përket grupimit tjetër, atij që dikur kishte si udhëheqës Lulzim Bashën, ndërsa sot ka Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Kjo është hera e parë që PPE nuk ka një ftesë zyrtare për PD.

Belind Këlliçi i ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj deklaron se nëse sot do të kishte një vendim të konfirmuar nga gjykata për Kuvendin e 11 dhjetorit, Sali Berisha do të ishte ftuar në Samit.

Është pikërisht ky proces gjyqësor që sipas tij ka bërë që PPE të qëndrojë neutrale për të mos u përfshirë në debatin e brendshëm të PD.

Këlliçi: Ka një vendim absurd, alogjik të gjykatës së Tiranës për të njohur një ankimim për një palë që nuk ka qenë palë në proces. Ka pasur një presion dhe terror ndaj gjykatës për ta marrë këtë vendim dhe ka një problem shumë të madh. Nuk ma dikton dot asnjë gjykatë se ku qëndron vullneti i partisë time politike dhe shumicës time.Ka një artificë për të penguar vullnetin e shumicës në PD. Në momentin që ka një proces të konfirmuar nga ana e gjykatës, që fillimisht vonoi çuditërisht me disa muaj shpalljen e vendimit të shkallës së parë për njohjen e ndryshimeve të statutit. Edhe kjo një shkelje. Në momentin që gjithçka do të kishte qenë e përfunduar jam i bindur se nuk do kishte asnjë problem.

Nuk do të ketë në ndonjë rregullore, statut, të PPE ndonjë rresht që merret, trajton dhe shqyrton çështjet e dizenjimit. PD ka sot një kryetar legjitim të zgjedhur me një anëtar një votë që duam apo nuk duam është profesor Berisha, ka një Kryesi të re, ka një Këshill Kombëtar, ka një proces të tërë të rregullt, ka një dosje me mijëra faqe, dokumenta që kanë të bëjnë me Kuvendin e 11 dhjetorit. Realitet politik në PD është ky që është sot. PPE për të qenë neutrale dhe për të mos bërë ndonjë gabim për tu përfshirë në debat të brendshëm në PD ka vendosur që deri në momentin që të ketë një vendim final nga gjykata të jetë i tërhequr. Ua konfirmoj. Ndaj kanë vendosur të mos kenë një ftesë zyrtarisht për PD, por PD patjetër do të jetë e përfaqësuar qoftë me Forumin Rinor, Lidhjen e Gruas, Këshillin e Europës dhe të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular