BallinaKryesoreEvi Kokalari lë politikën, ikën në Amerikë: Duhet një PD e vërtetë...

Evi Kokalari lë politikën, ikën në Amerikë: Duhet një PD e vërtetë konservatore, përndryshe….

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se do largohet nga Shqipëria për t’iu përkushtuar biznesit, politikës dhe jetës në SHBA.

Kokalari ka qenë mjaft aktive gjatë punimeve të Foltores së Sali Berishës, ndërkohë që së fundmi ajo ka komentuar dhe zhvillimet në selinë blu, teksa ka folur për zgjedhjen e Kryesisë.

Aktivistja  thekson se vetëm një PD konservatore mund ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionin, ndërkohë që thekson se një PD e qendrës do jetë thjeshtë vazhdimësi e një partie pazaresh.

“Urime kryesisë së re të PD.  Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, biznesit, politikës dhe miqve.

Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.

Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.

Duke shpresuar për më të mirën, Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve’, thekson Kokalari.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular