Ekspertët theksojnë se është koha për të parë nëse Partia Socialiste në pushtet do të marrë në shqyrtim kandidatet e propozuara nga shoqëri civile, siç është Përparim Kalo.
Kuvendi i Shqipërisë ka përdorur edhe raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili u mbyll pa propozuar asnjë kandidature, dhe tashmë mundësitë e mundësitë e opozitës për të propozuar një kandidat konsiderohen te shteruara.
Vijimi në dy raundet e ardhshme do të thotë se tani Partia Socialiste në pushtet mund të votojë një kandidat të zgjedhur prej saj me shumicë të thjeshtë, pa votat e opozitës
Socialistët kanë thënë se duan një figurë gjithëpërfshirëse për të shërbyer si kreu i ardhshëm i shtetit dhe kanë bërë thirrje për te marre propozime nga jashtë politikës. Ekspertët vënë në dukje se tani është koha për të parë nëse Partia Socialiste në pushtet do të marrë në shqyrtim propozimet e shoqëria civile, siç është rasti i Përparim Kalo, një nder figurat ne fushës e drejtësisë të Shqipërisë, i cili kohët e fundit u propozua zyrtarisht nga një numër organizatash të shoqërisë civile, të cilat i kërkuan Kuvendit që ta votonte atë si kandidat.
Procesi sipas Kushtetutës kërkon zhvillimin e pesë raundeve të votimit për të zgjedhur kreun e shtetit në Kuvend. Me përfundimin e tre raundeve, ne te cilat nuk u propozua asnjë emër, pasi nuk u arrit konsensus, përfaqësuesit e opozitës thanë se kuvendi humbi mundësinë për t’i dhënë legjitimitetin e duhur institucionit të kreut të shtetit, duke fajësuar socialistët për dështimin e konsesusit.
Ndërsa socialistët fajësuan partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike e cila, sipas tyre, nuk pranoi të përdorte mundësinë për të propozuar kandidatë. Vetë opozita ishte e ndarë në proces, ku një pjesë e deputetëve negociuan me qeverinë, ndërsa pjesa tjetër refuzoi.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, fajësoi demokratët për mosparaqitjen e asnjë emri në tri raundet fillestare. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë komunikim dhe dialog me të gjithë deputetët e grupeve opozitare parlamentare, për të siguruar mbështetje sa më të madhe dhe konsensuale për zgjedhjen e presidentit”, tha Balla.
Tani pritet që socialistet te mblidhen për të diskutuar një kandidat të mundshëm. Me vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York, për të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së presidencës së radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 1 qershor nga Republika e Shqipërisë, procesi i përzgjedhjes pritet të shtyhet zyrtarisht, për një javë ose më shumë.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka thënë se PS-ja do të presë përfundimin e raundit të tretë e vetëm pas tij do të propozojë emra. “Nëse edhe raundi i tretë do të mbyllet me të njëjtin rezultat, do të mblidhemi dhe do të bisedojmë me kryesinë e Partisë Socialiste, pastaj me grupin parlamentar, pastaj në sallën e Kuvendit”, tha ai.
Sipas Kushtetutës, të ndryshuar disa herë, konsensusi për të zgjedhur Kryetarin e Shtetit nuk është detyrim. Kështu deri ne raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Ndërsa në raundin e katërt ose të pestë mjafton shumica e thjeshtë prej 71 deputetësh, që do të thotë se Partia Socialiste mund të presë derisa të zgjedhë kandidatin që dëshiron ta shohë si kryetar shteti.
Sipas Kushtetutës, Presidenti është kryesisht figurë nderi që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit kështu qe idealisht nuk duhet të jetë një figurë politike aktive. Por për shkak se partitë politike në Shqipëri i kanë parë zgjedhjet presidenciale si gare mes tyre ne kuadrin e pushtetit përkatës që kanë, shumica e presidentëve të zgjedhur së fundi kanë qenë figura politike dhe kanë tejkaluar kufijtë e përcaktuar nga kushtetuta, kanë vënë në dukje ekspertët e të drejtës kushtetuese.
Në një rreth të vogël, por qe vjen në rritje të Partisë Socialiste, shtohet ndjesia se ata duhet të paraqesin një kandidat i cili vërtet arrin të perceptohet nga publiku si i pavarur, duke pasur reputacionin, autoritetin dhe integritetin e duhur.
Një nga figurat e para që i përshtatet këtij qëndrimi deklarativ është Përparim Kalo, i propozuar nga shoqëria civile, i cili ka qene gjyqtar i Gjykata Kushtetuese. Si një nder avokatët më të mirë e më me përvojë të Shqipërisë në komunitetin ligjor, z. Kalo njihet edhe për marrëdhëniet e tij të ngushta me institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndër vite dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të artit dhe kulturës në Tiranë. liberale