BallinaKryesoreManfred Weber – PPE zgjodhi të ardhmen”/Nga Ardit Gjinali

Manfred Weber – PPE zgjodhi të ardhmen”/Nga Ardit Gjinali

Nga Ardit Gjinali

Aktet janë jetësimi i vizioneve të shprehura përmes titujve të programeve apo platformave që thërrasin vëmendjen publike ndaj politikës, të tillës që shenjon të përditshmen tonë pavarësisht dëshirës, vullnetit apo dhe revoltës së shumëkujt që rreket ti ikë, ti largohet apo ta trajtojëme shpërfillje….shpërfillja ndaj politikës nuk “prek” politikën…e tilla është e mjaftueshëm e larguar në rend të zhdrejtë për të ndjerë shpërfilljen….shpërfillja e saj cënon të ardhmen e secilit prej nesh frymorëve , e ardhmja që shenjohet nga një nocion jo frymor si politika ushtrohet nga disa frymorë të klasifikuar në nivel hierarkik.
Kohët që po jetojmë dhe me gjasë të njëjtat që do pasojnë mbartin një enumeracion sfidash dhe të panjohurash…të panjohurat e së ardhmes që burojnë nga pasiguritë e së tashmes….e tashmja mund te ndryshohet apo korrigjohet në funksion të së ashtuquajturës “kohë që po troket”….ndryshimi pozitiv mbetet nje domosdoshmëri e kuptuar kalimthi, në formë të cunguar apo të keqkuptuar….nëse nuk mundemi dot , nëse nuk kemi vizionin…koha është për të lexuar mesazhet që trokasin në derën politike të secilit…në derën politike të të “djathtëve” shqiptarë trokiti PPE ( Partitë Popullore Europiane)…grupi më i madh politik në Parlamentin Europian…fituesit e njëpasnjëshëm të zgjedhjeve politike për Parlamentin Europian nga viti 2004… fitues për shkak të aftësisë për të kuptuar sfidat e dekadave…me gjasë sërish fitues sepse kuptuan thirrjen e dekadës së re….thirrjen për Manfred Weber…politikanin energjik, karizmatik, konsistent, avokat i shkëlqyer i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një evokues i shkëlqyer i parimeve të demokracisë kristiane, një patriot modern me vizion politik të konsoliduar mbi Europën e Bashkuar, një mbrojtës i aleancës perëndimore SHBA-BE, njeriu që udhëhoqi fushatën fituese të vitit 2019, një konservator model ku shtetari , politikani dhe individi “takohen” për një të ardhme ndryshe…një të ardhme të sukseshme për të djathtën europiane në një vit të rëndësishëm si ai 2024, një vit i rëndësishëm euro-atlantik.
Koha është tani që të lexojmë me mendje të ftohtë dhe me arsye të konsoliduar secilin mesazh politik …direkt ose jo…koha është tani që të kuptojmë që politika nuk është dashuri, por bindje, koherencë dhe vërtetësi…koha është tani të kuptojmë që mendja e ftohtë është dashuria më e shëndetshme…sidomos politikisht

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular