BallinaKryesoreSituata te Kombëtarja, 3 futbollistë të rëndësishëm lënë pas dëmtimin/ Shqetësojnë Uzuni...

Situata te Kombëtarja, 3 futbollistë të rëndësishëm lënë pas dëmtimin/ Shqetësojnë Uzuni dhe Broja

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitijet në prag të duelit të Ligës së Kombëve që do të zhvillojë ndaj Islandës ditën e hënë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja, zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e gjashtë të grumbullimit. 

kombetarja_stervitje_tropikal_2_qershor_22-1536x1024

Nga raportimet e fundit, bëhet me dije se 3 futbollistë të rëndësishëm kanë lënë pas krahëve dëmtimet dhe janë stërvitur rregullisht me grupin. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, Odise Roshin dhe Klaus Gjasula, që tashmë janë rikuperuar.

Momentalisht dy shqetësimet e vetme janë Myrto Uzuni dhe Armando Broja. Beratasi është detyruar të lërë përgjysmë stërvitjen për shkak të një dëmtimi muskulor. Stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e sulmuesit për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Ndërkohë Reja pret të mësojë edhe gjendjen e sulmuesit Armando Broja, nëse ai do të jetë ose jo në gjendjen e duhur fizike për të luajtur që në ndeshjen e parë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular