Një shqiptare është arrestuar bashkë me te birin në ishullin grek të Rododsit, pasi akuzohen për posedim, dhe trafikim kokaine.
Ndërkohë është shpallur në kërkim babai shqiptar 43-vjeçar.
Mediet greke shkruajnë se 43-vjeçari është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Djali 24-vjeçar merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim.
24-vjeçari u arrestua nga policia greke teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram.
Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro./abcnews.al/