BallinaAktualitetKandidati i Ramës për presidenti i kallëzuar në SPAK për tjetërsimin e...

Kandidati i Ramës për presidenti i kallëzuar në SPAK për tjetërsimin e pronave të ushtrisë

spot_img
spot_img

Pa minuta më parë kryeministri Edi Rama ka propozuar për President Republike, Bajram Begaj, nga ana e PS-së për tu votuar në Kuvend.

Ndërkohë rezulton që Begaj të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021, nga Artur Meçollari, një tjetër emër i njohur në radhët e Forcave të Armatosura dhe pjesë e grupit negociator për cështjen e detit me Greqinë.

Begaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë.

Çështjen e pronave të ushtrisë e ka përmendur edhe gazetari Ferdinand Derivishi në një shkrim të muajt tetor 2021 zbardh më shumë detaje rreth kësaj afere.

Në shkrim thuhet se në 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Aty theksohet se drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular