BallinaKronikeVIDEO/Dy grabitësit u prenë rrugën, burri frikacak braktis të dashurën dhe ia...

VIDEO/Dy grabitësit u prenë rrugën, burri frikacak braktis të dashurën dhe ia mbath me vrap

Ky është momenti tronditës kur një burrë përballet me dy grabitës, braktis  të dashurën e tij dhe ia mbath për të shpëtuar jetën e tij.

Incidenti i tmerrshëm u kap në kamera në Ecatepec de Morelos, Meksikë, ndërsa pamjet tregojnë çiftin duke ecur përgjatë rrugës të kapur për dore, teksa dy burra me motoçikletë i afrohen çiftit. Një nga burrat më pas hidhet nga pjesa e pasme e biçikletës për t’u përballur me çiftin.

Dy grabitësit u prenë rrugën/ Burri frikacak braktis të

Por sapo i dallon dy banditë, i dashuri papritmas ngrihet dhe ikën në rrugë, duke e lënë të dashurën e tij të vetme. I dyshuari tenton të pengojë djaloshin në arrati, por ai arrin të ikë, duke lënë pas vajzën.

Burri më pas e kthen vëmendjen te gruaja e vetme dhe ia rrëmben celularin nga xhepi para se të hidhet përsëri në motoçikletë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular