BallinaKryesoreDeputeti Saimir Korreshi: Gratë shkojnë me dritë celulari në tualetet e Spitalit...

Deputeti Saimir Korreshi: Gratë shkojnë me dritë celulari në tualetet e Spitalit të Lushnjes

Deputeti demokrat në Lushnje Saimir Korreshi ka ngritur shqetësimet e shëmdetësisë në qytetin e Lushnjes. Teksa po fliste në Kuvend, Korreshi tha se mungesa e higjenës dhe dritave në spitalin e Lushnjës si dhe e fondeve për analizat janë të theksuara në këtë sptal. Po ashtu, ai ngriti dhe problemin e gjobave për të cilat qytetarët njoftohen me vonesë.

“Do të ngre shqetësime për banorët e Lushnjës. Po bëhet retorikë që spitali i Lushnjës vazhdon përsëri dhe pjesa e analizave kalon në koncesion. Si mund të lini analizat e njerëzve vetëm një javë në muaj. 200 mijë banorë të Lushnjës dhe ju e trajtoni si spital të mbaruar. Asnjë fond, minimalisht të paktën për analizat. Do të ishte e ndershme në rastet emergjente. As këtë nuk bëtë. Si ka mundësi ata pleq, të moshuar të cilët marrin 140 mijë lekë pension të bëjnë analiza te privati. Mjeku i lagjes për të dhënë ilaçet kërkon analizat e gjakut. Do të prisni datën 1 kur çelet fondi. Duhet të ikin në Fier apo Tiranë për analiza. Kjo po ndodh. S’të çon as komshiu, se keni rritur naftën. Po të shkosh, se është për të vendosur duart në kokë. Po të shkosh në tualetit e maternitetit gratë shkojnë me drita celularesh. Kjo është shëndetësia juaj falas. Është bërë barcoletë për në maternitet. Do prekja edhe gjobat e policisë. Ka një arsye se përse nuk lajmërohen njerëzit. Bëhet për kamatvonesë, që të paguash edhe këtë. Trup nuk keni! S’i zbriten kalamajtë në rrugë se përse ka një gjobë në Peqin. Na tregoni ilaçin që hodhët për mushkonjat në Divjakë, se janë shëndoshur shumë, ta hedhim edhe nga ana tjetër”, tha ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular