BallinaAktualitetKush digjet, e Kush krihet?!

Kush digjet, e Kush krihet?!

Kush digjet, e Kush krihet ?! Stina e Verës si “përgjegjëse” e dhjetra zjarreve dhe kësaj radhe në Sazan, bën që instancat tona përgjegjëse dhe rrogëmarrëse për situata të tilla, të krihen e përdridhen, se kush hedh foton i pari në Facebook e kush minimizon flakët prej Facebook-ut, duke na kujtuar shprehjen se kush digjet e kush krihet. Prej disa ditësh, Sazani si pasuria jonë kombëtare përpëlitet mes zjarreve.Mendjendriturit e pushtetit qendror e lokal, dërgojnë punonjës e mjete tokësore në mes të detit e ishullit, duke harxhuar kohë, energji e duke mos patur efiçencën e nevojshme të vënies nën kontroll. Zjarrshuarit nëpërmjet Facebook-ut bëjnë sikur harrojnë se zgjidhja e vetme për vendosjen nën kontroll të zjarrit, qysh në ditën e vatrën e parë mbetet shuarja e tij nëpërmjet ajrit. Përherë, gjatë stinës së verës,zjarret në zona të caktuara, si fenomene të shpeshta të kësaj stine, asnjë lloji ndërgjegjësimi, gatishmërie e planzbatimi emergjence nga subjektet e pushtetit lokal e qendror. Zjarri aktiv prej 3 ditësh dëshmon paaftësinë organizative të emergjencave civile dhe gatishmërinë menaxheriale të dalë jashtë kontrollit të tyre. Përveçse postimeve, të cilat sa vijnë e bëhen më të larmishme në faqet e pushtetit lokal, asnjë ndërhyrje nga ajri për këtë rast tipik, zgjidhja e së cilës mbetet vetëm ndërhyrja nga ajri. Apeli jonë qytetar ndaj emergjencave civile e instancave përgjegjëse mbetet ndërhyrja nga ajri, si e VETMJA zgjidhje e situatave të tilla emergjence. Nderojmë punën e palodhur të zjarrëfikësve të ndodhur atje prej disa ditësh, duke vënë çdo minutë që kalon jetën e tyre në rrezik.Jemi mirënjohës pafund ndaj tyre ! Reagimi I FRPD VLORE!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular