BallinaAktualitetShemsi Prençi: Situata e Sazanit indicie për tu ngritur në këmbë SPAK,...

Shemsi Prençi: Situata e Sazanit indicie për tu ngritur në këmbë SPAK, strategji për t’ua dhënë oligarkëve

Ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një interviste për ORA TV me gazetaren Beti Njuma tha se situata e Sazanit është një indicie për tu ngritur në këmbë SPAK dhe për të vendos njerëz përgjegjës në pranga. Sipas tij zjarri në ishullin e Sazanit është një strategji për ta kthyer Sazanin më një tokë të djegur ashtu si shumë zona bregdetare dhe për t’ua dhënë oligarkëve.

Shemsi Prençi: Politika në Shqipëri merr peng gjithçka, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptarë që nuk kujdeset, nuk e analizon qoftë edhe një herë të vetme situatën kaotike në të cilën janë katandisur strukturat e Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë. Unë hamendësoj dhe më tutje dhe për shkak të profesionit që kam ushtruar për 25 vite si oficer policie dhe e shikoj si një strategji për ta kthyer Sazanin më një tokë të djegur ashtu si shumë zona bregdetare dhe për t’ua dhënë oligarkëve.

“Situata e Sazanit është një indicie për tu ngritur në këmbë SPAK dhe për të vendosur njerëz përgjegjës në pranga”, u shpreh Prençi.

Sipas tij kthimi i Sazanit në tokë djerrë dhe pastaj marrja e tij përmes procedurave ligjore është metoda më e lehtë.

Shemsi Prençi: Strategjia për ta kthyer në një tokë të djegur dhe për ta fshirë pastaj me procedura ligjore nga zonat e mbrojtura është metoda më lehtësuese për ta vënë në dispozicion të oligarkëve për zhvillimin e resorteve turistike pastaj ku bashkëpronar janë dhe qevertarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular