BallinaKronikeFOTO/ Gjithçka e shkatërruar, pamje nga lokali i Noizyt pas shpërthimit, ekspertët...

FOTO/ Gjithçka e shkatërruar, pamje nga lokali i Noizyt pas shpërthimit, ekspertët dyshojnë për tritol

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin e reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamjet e para nga shpërthimi në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihen dëmtimet në biznesin e reperit.

foto galeri

Ndërkohë, ekspertët mendojnë se autorët kanë përdorur një sasi tritoli për shpërthimin e lokalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës.

 

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular