BallinaAktualitetBujar Leskaj: 12 qershori, një ditë e shenjtë për Kosovën dhe të...

Bujar Leskaj: 12 qershori, një ditë e shenjtë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët

Nga Bujar Leskaj

12 qershori është një ditë e shenjtë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët
23 vite më parë përfundoi Lufta e Kosovës, dhe iu dha fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i parapriu një lufte të ashpër mes UÇK-së dhe forcave serbe.
Në 12 qershor 1999 në Kosovë hynë rreth 50.000 trupa të KFOR-it nga 39 shtete duke bërë që Millosheviçi dhe regjimi i tij të dorëzoheshin përpara SHBA dhe NATO-s duke i dhënë shpresë dhe jetë shtetit më të ri në Evropë dhe duke ngjallur shpresat për pavarësi.
23 vite më parë Dita e Çlirimit të Kosovës, për të cilën çdo kosovar luftoi e sakrifikoi, është prova se sa e shenjtë dhe e shtrenjtë është Liria, Pavarësia e prosperiteti.
12 qershori është dita e nderimit të sakrificave, rezistencës dhe luftës së drejtë të UÇK-së, Presidentit historik Ibrahim Rugova, Komandantit të Përgjithshëm Adem Jashari, heronjve Fehmi Lladrovci, Adem Demaçi, Hashim Thaci, Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, etj, të cilët me luftën e tyre hodhën themelet e shtetit të ri kosovar, të ndërtuar sipas postulatit të famshëm të presidentit Rugova: “Një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore e integruar në BE, NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, është vullneti politik i popullit të Kosovës.”
Sot është dita të shprehim mirënjohjen më të thellë për presidentin Klinton, Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, kryeministrin britanik Tony Blair e të gjithë ata liderë amerikanë e europianë, të cilët mbështetën e udhëhoqën forcat e NATO-s në luftën e Kosovës dhe që u vunë në mbrojtje të vlerave të paqes dhe demokracisë.
Sot, 23 vite më pas, sfidat janë edhe më të mëdha jo vetëm për forcimin e demokracisë në Kosovë por edhe për integrimin e plotë në BE e NATO.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular