BallinaAktualitetBujar Leskaj: 15 qershor 1920- Drashovica prefekturë, me vendim të Komitetit të...

Bujar Leskaj: 15 qershor 1920- Drashovica prefekturë, me vendim të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare”!

Nga Bujar Leskaj

15 qershor 1920- Drashovica prefekturë, me vendim të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare”!
Te ura në Drashovicë,
Portë e madhe e Labërisë,
ku shkojnë e kthehen stuhitë!
Kush mund ta përjetësonte më bukur se populli?
Kush mund ta përmblidhte më mirë se vargjet popullore historinë dhe rëndësinë e Drashovicës në Historinë e Shqipërisë?
Armiqtë gjithmonë kanë dashur ta kalojnë gjithnjë urën e Drashovicës, “urën – kufi”, sepse duke kaluar këtë urë, Labëria do të ishte e pushtuar dhe cilido pushtues do të zotëronte jo vetëm majat e larta të saj, por do të zotëronte shpirtin e Labërisë…
Por një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë! Drashovica do të qëndronte aty, si monument, si simbol luftërave, rezistencës, shpirtit liridashës të Labërisë e Shqipërisë; si portë hyrëse dhe lidhëse e Historisë e epokave!
Duke qenë në kufi dhe portë hyrëse e Labërisë do të qëndronte në kufi të Historisë, brenda historisë dhe pjesë e saj!
– Në vitin 1920, Lufta e Vlorës që përfundoi me çlirimin e Vlorës nga italianët
– Në 1943, Epopeja e Drashovicës, luftë frontale popullore kundër nazistëve gjermanë.
Në datën 15 qershor 1920, 102 vite më parë, Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare”, vendosi selinë e tij në Drashovicë.
Drashovica shpallet prefekturë dhe Vlora nënprefekturë që varej prej saj.
Përbërja e “qeverisë së Drashovicës”, ishte si më poshtë:
Qazim Kokoshi, prefekt i Drashovicës, kryetar i “Qeverisë së Drashovicës”.
Kapiten Qazim Koculi, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare.
Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, dhe mbeti Shef Shtabi, nënkomandant i Luftës. Shero Emin Agaj, u emërua komisar policie, me sekretar Dhimitër Konomi.
Neki Xheneti u emrua kryetar i gjykatës me gjyqtarë Agja Libohovën, Sif Kedhin,etj.
Avdul Kuçi, u emërua Prokur i Përgjithshëm dhe ndihmësprokuror Rasim Babameton.
Daut Sefer Gjikondi dhe Halim Xhelo, u caktuan sekretarë të Komitetit.
Sezai Çomo, u emërua drejtor i spitalit të Kotës ku mjekoheshin të plagosurit dhe të sëmurët.
Beso Gega, u emërua farmacist.
Në datën 14 shtator 2016, duke vlerësuar rolin e Drashovisës, Labërisë e patriotëve të tjerë shqiptarë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi fshatin Drashovicë me Dekoratën “Nderi i Kombit”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular