BallinaKryesoreNjë PD në kurs konflikti me miqtë europianë, e ka të pamundur...

Një PD në kurs konflikti me miqtë europianë, e ka të pamundur të vijë në pushtet

Nëse Gjykata e Apelit vendos në favor të Partisë Demokratike zyrtare, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku thotë se në atë rast duhet të fillojë në mënyrë të përshpejtuar procesi i rikonfirmimit dhe zgjedhjeve në parti, qoftë në nivel degësh, Këshill Kombëtar, por edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ai nuk e përjashton mundësinë që Lulzim Basa të rikandidojë, madje nuk e sheh si diçka të keqe, duke thënë se nuk do të përjashtonte askënd.

Sipas Çollakut, sot preokupimi më i madh është çështja e tensioni artificial që përcillet nga qendra deri poshtë.

Le të jetë një garë e hapur secili mund të jetë, qoftë Basha, qoftë dikush tjetër. Kollaj nuk është të bëhesh lider, por drejtues në kushte të tilla ndodhin. Nga ana e një njeriu të ftohtë nga jashtë do ishte momenti perfekt për të prodhuar lidera dhe drejtues.

Është moment i mirë për tu bërë lider, kush është e provon sot. Ndarja do prodhohet nëse njëra palë refuzon të njohë legjitimitetin edhe mbas vendimit të gjykatës së palës tjetër, këtu kemi dy subjekte të ndryshme.

Nëse jam anëtar i Kryesisë që e shkarkuan dhe pezulluan, shkoj në një seli që ka ndryshuar sigla. Ka një lloj respekti karshi një instance, nuk mund të jetë xhungël historia që fiton kush ka karrigen më të madhe dhe godet më fortë.

Ka një luftë të brendshme, njerëz që i lidhi revolta apo inate personale me ish-kryetarin Basha, disa e kanë të bazuar. Është moment që secili të konsumoj dramat e tij njerëzore dhe të pastaj të shohim çfarë do të bëjmë me interesin e të gjithëve.

Pavarësisht se cila palë fiton çështja është që ne na duhet kombëtarja e PD për të fituar zgjedhjet e mëdhaja se në ekipe lagjesh ne nuk arrijmë askund. Dhe ajo që ka ndodhur tani është kampionat lagje.

Ne na duhet një kombëtare për të fituar kampionatin e madh dhe të ndarë është katastrofale. Respektin karshi Berishës, të gjithë e kemi, se kemi një lidhje prej 30 vitesh me të. Por këtu është PD përballë SHBA.

Më thanë disa ta përdorim çik doktorin sa të rrëzojmë Lulin dhe pastaj heqim dhe doktorin. Kjo nuk ka shans të ndodh, as për ju as për atë tjetrin, besonin iluzion dhe kjo ndodhi. Koha do e tregojë.

Lidhur me bllokimin e PD nga Partitë Popullore Europiane, ai e quajti më të rëndin, pasi bëhet fjalë për një vendim kolektiv të njëtrajtësuar që pezullon PD dhe nuk ndalet tek individi.

Sipas tij, SHBA e kanë tek një individ, por mendon se kjo e fundit se një nga gjërat më të rënda që i ndodhi PD pasi krijon një mur dhe një bllokadë me PD me aleatët hisotrik, SHBA, CDU.

Imagjino një PD e kërcënuar me bllokadë nga aleatët më të mëdhenj. Këtu do na duhet të marrim vendimet e mëdha. Do të respektoj siglën e PD.

Por kam bindjen absolute që një PD e ndarë nuk mbërrin në pushtet, një PD në një kurs konflikti dhe izolimi me miqtë europianë e ka të pamundur që të vijë në pushtet.

Nëse bashkim i PD ndodh me forcë apo pa forcë në njërin krahë bllokada ndërkombëtare do e bëj të pamundur jo vetëm suksesin elektoral, por edhe ekzistencën e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular