BallinaKryesoreVIDEO/ “Dengu 7 mijë lekë, një lopë vetëm të hajë barin s’nxjerr...

VIDEO/ “Dengu 7 mijë lekë, një lopë vetëm të hajë barin s’nxjerr koston”, Koreshi: Po e bëni popullin hajdut, agronomët i keni bërë patronazhistë

Deputeti i PD-së, Sajmir Koreshi, i cili njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, ka sjellë në Kuvend shqetësimet e fermerëve të Lushnjës

Ai tha se dengu i barit është 7 mijë lekë dhe kostot për të mirëmbajtur një lopë janë të mëdha.

“Dengu 7 mijë lekë ka shkuar. Një lopë prodhon 20 litra qumësht. Nuk nxjerr koston që do hajë barin. Përpos njeriut që duhet ti rrije te koka ju bëni atë që fshati ti drejtohet qytetit për të blerë qumësht pëlhurë. Asgjë më tepër nuk kemi bërë. Po bëni një popull hajdut se duan të hanë bukë. Vjedhin shoku shokun në sera domate e kastravecë si në kohën e qoftë largut. Ndaj rrinë në Lushnjë ata se nuk jetojnë dot vërdallë. E çuat urenë me 120 mijë lekë kuintali. Në Mizë 4mijë shpendë i ngordhën. Morën në telefon debatin. Po se morën deputetin, as nuk ju ia varni. 4 mijë rosa, ça do i themi atij tjetrit?! Çfarë do bëjë ministria e Bujqësisë për rastin konkret? Do e lejë të falimentojë. S’ka mundësi që ky shtet të bëjë një laborator në Lushnjë, por duhet të shkojë në Fushë-Krujë. Shikoni se sa agronomë keni në njësi administrative, apo bëjnë patronazhistin ata. Ju keni punë, të pini kafe, të shihni ndonjë filxhan. Po kthejeni nga e mbara dhe mos u tallni me fotot. Kujdes diellin, se mos ju prish shkëlqimin e fotos.”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular