BallinaAktualitet"Ultimatumi"/ Nga 1 korriku nisin gjobat, Rama: Të mbrohemi nga dëmi i...

“Ultimatumi”/ Nga 1 korriku nisin gjobat, Rama: Të mbrohemi nga dëmi i frikshëm i…

Nga 1 korriku do të nisë aktivizimi i gjobave për ata që përdorin qeset plastike njëpërdorimëshe, një muaj vendimit për heqjen e tyre nga qarkullimi.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale. Rama shprehet se është mirë të shohësh çdo ditë dhe më shumë tregtarë që po zëvendësojnë qeset e dëmshme me qese letre.

Ai thekson se në këtë formë mbrohet Shqipëria e fëmijëve tanë nga ai që kryeministri e quan dëmi i frikshëm mbi mjedisin dhe shëndetin.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular